Marota: Antonio Contes do ti plotësojmë kërkesat e merkatos

schedule22:16 - 23 Korrik, 2019

schedule 22:16 - 23 Korrik, 2019

Administratori i deleguar i Interit, Bepe Marota i ka premtuar trajnerit të zikalterve Antonio Konte përforcime të reja. Reagimi erdhi pas deklaratave të teknikut Italian se kërkesat e tij nuk po plotësoheshin.

Trajneri i interit Antonio Conte deklaroi pak ditë më parë se gjërat nuk po shkonin ashtu siç i kishte parashikuar në lidhje me merkaton. Deklaratë e cila i referohej mungesës së nënshkrimit me një nga sulmuesit e kërkuar nga ish tekniku i Chelseat. Deklarata e Contes u pasua nga një reagim i administratorit të deleguar të interit Bepe Marota i cili i ka premtuar publikisht trajnerit se kërkesat e tij do të plotësohen.

“Jam në dijeni të deklaratave të Contes dhe mund të them se ai dhe shoqëria janë në sintoni të plotë. Në një kohë të shkurtër, Conte do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët që dëshiron. E njoh shumë mirë Conten dhe e di se çfarë kërkon. Është pak problem pasi nuk ka asnjë sulmues në dispozicion. Shumë shpejt do të rikthehet Lautaro dhe do të sjellim edhe dy sulmues të tjerë njeri do të jetë me experiencë ndërsa tjetri i ri. Është viti i parë nën drejtimin e Contes dhe ndryshimet janë të mëdha. Në sezonin e ri do të jemi më të përgatitur për objektivat e merkatos pasi do ti kemi më të qarta dëshirat e trajnerit. Do të punojmë edhe në merkaton në dalje pasi shumë prej futbollistëve të cilët janë profesionistë të mëdhenj nuk përshtaten me stilin e lojës së trajnerit“.

Skuadra e Interit ka zhvilluar një miqësore në fazën përgatitore që po zhvillon në Azi, atë ndaj Manchester United ku humbën me rezultatin 1-0./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!