Marokenët të pakënaqur nga arbitrimi, Federata e Futbollit dërgon çështjen në FIFA

schedule16:37 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 16:37 - 15 Dhjetor, 2022

Pas polemikave për arbitrimin e Davide Orsatos në gjysmë-finalen mes Argjentinës dhe Kroacisë, edhe ndeshja mes Francës dhe Marokut u karakterizua nga disa episode të diskutueshme.

Siç raporton dhe “Footmercato”, Federata Marokene e Futbollit ka vendosur të denoncojë arbitrimin e Cesar Ramos, për “vendimet e tij të pakuptueshme” gjatë ndeshjes.

Episodi më i kontestuar ndodhi në pjesën e parë ku në zonën franceze, kur Theo Hernández u përplas qëllimshëm dhe “përplasi” në tokë anësorin, Sofiane Boufal.

Një ankesë formale tashmë është dërguar në FIFA, por padyshim që nuk pritet asnjë masë apo ndryshim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!