Marku: Fitore e bukur, herët të flasim për titull. Drejtuesit? Na premtuan premio

schedule20:04 - 21 Nëntor, 2020

schedule 20:04 - 21 Nëntor, 2020

Herald Marku ishte njeriu i ndeshjes dhe udhëheqësi i Vllaznisë në fitoren e madhe me shifrat 3-2 ndaj Tiranës. Shënuesi i dy golave pas ndeshjes për Supersport tregoi emocionet e para pas triumfit ndaj kampionëve.

“Ishte fitore shumë e bukur. Me lojën që po bënim besoja se do fitonim, por në këtë mënyrë nuk e kisha imagjinuar. Kështu si erdhi gëzimi është edhe më i madh. Ishte instiktive, unë preferoj të pres jashtë 16-shes dhe të krijoj sepse godas mirë me të majtën dhe mund të krijoj probleme. Nuk u mendova, godita direkt.

Ndjesia në skuadër është shumë e mirë, ecuria e deritanishme është diçka shumë e madhe. Titulli? Janë vetëm tre ndeshjet e para. Kampionati është i ngjeshur. Sot festojmë, nesër përgatitemi për Teutën. E kam thënë edhe më parë t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të shohim në fund.

 

Dihet, unë kam bërë disa role, por ndihem shumë mirë në mesfushë. Është pozicion që më ndihmon të bëj mirë përpara, por mund të them se jam gati të luaj kudo për skuadrën.

Po shkoja te çdo lojtar dhe i thoja se kam besim se do e nxjerrim një gol, bëni maksimumin, I kam dhënë kurajo, E kemi dominuar ndeshjen, golat erdhën nga episode, do përmirësohemi. Kisha shumë besim se do shënonim dhe i falënderoj të gjithë djemtë për punën e bërë.

Me këtë fitore drejtuesit ishin shumë të gëzuar dhe mund të them se na premtuan edhe një dëmshpërblim. Ishte shumë e madhe, por nuk po e themi”, u shpreh Marku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!