Marku, Elezi, Tafani përmbushin kushtet për Kryeprokurorë

schedule13:40 - 15 Dhjetor, 2017

schedule 13:40 - 15 Dhjetor, 2017

Arta Marku, Ferdinand Elezi, Ermira Tafani permbushin kushtet ligjore per kryeprokuror te perkohshem. Komisioni i ligjeve miratoi sot me votat e deputetëve të PS raportin me vlerësimet për kandidatët që u paraqitën në garën për kryeprokuror të përkohshëm.

Si edhe kishin paralajmëruar, komisioni i ligjeve u mblodh për të votuar raportin e vlerësimit të kandidaturave për prokuror të përgjithshëm të përkohshëm, të depozituara pranë kryesisë së Kuvendit, pas miratimit nga po ky komision vetëm me votat e mazhorancës, të procedurës përmes së cilës emërohet kryeprokurori i përkohshëm.

Në cilësinë e relatorit të çështjes Blendi ÇuÇi prashtroi gjetjet e komisionit.

Opozita, e cila mungonte në sallë pikërisht sepse këto vlerësime Kushtetuta nuk ja njeh si tagër në asnjë gërmë Kuvendit të Shqipërisë, procedurën e konsideron pa asnjë bazë ligjore. Por socialistët pretendojnë ndryshe.

Raporti i votuar vetëm me votat e mazhorancës i depozitohet Kuvendit i cili në seancë plenare, me votë të fshehtë cakton Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm mes kandidatëve që plotësojnë të gjitha kriteret e shprehura në raport./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!