Albion Marku zhvilloi një ndeshje shumë të mirë me Laçin sot. Shumë duele dhe km të përshkruara në krahun e djathtë për 20-vjeçarin mirditor të ekipit kurbinas, i cili tha këto fjalë pas ndeshjes për Supersport.
“Në pushimin e pjesëve, trajneri Duro na motivoi që të vazhdonim me atë rritëm dhe të luanim sa më fort. E dinim që ekipi kundërshtar nuk është në lartësinë fizike me ne dhe menduam ta kapnim në pjesën e dytë.
Ndihem shumë mirë, të gjithë më mbajnë afër te Laçi. Djemtë janë shumë të mirë, stafi është shumë i mirë. Me skemën 3-5-2 ndihem shumë mirë, pasi luaj në të dyja fazat. Jam përshtatur mirë në këtë pozicion.
Mungesa e ‘fair-play’? Me thënë të drejtën, Isaevski po vraponte drejt topit, nuk e pashë Markun (Herald) që ishte në tokë. Kur e ktheva kokën mbrapa pasi mbaroi aksionin, e vura re“, deklaroi Marku. /abcnews.al