Marku-Kadilli: Duhet të ketë protesta, edhe të dhunshme nëse është nevoja

schedule22:43 - 19 Korrik, 2021

schedule 22:43 - 19 Korrik, 2021

Deputeti i zgjedhur i PD-së në qarkun e Lezhës nga procesi i 25 Prillit Mark Marku kërkon protesta kundër qeverisë Rama. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” në “ABC” ai ishte i qartë kur tha se “Absolutisht në momentin që shkelet një proces i rëndësishëm si zgjedhjet, do të duhet që të kishte protesta. PD nuk organizoi protesta, por si nuk dolën qytetarë që të protestonin që u është vjedhur vota? Nuk është mirë me shuar shpirtin e protestës” tha ai.

E ndërsa theksoi se PD-ja është e kompleksuar nga reagimi i SHBA-BE, shtoi se tubime dhe protesta bëhen në cdo vend duke risjellë edhe shembullin e pushtimit të Kongresit në Amerikë.

PD nuk e ka pasur mbështetjen e faktorit ndërkombëtar jo se kanë qenë protesta të dhunshme, por braktisjen e parlamentit dhe mos marrjen pjesë ne zgjedhje.

Protesta 100 herë më të dhunshme bëhen, në SHBA pushtuan Kongresin. Qëndrimi kritik apo i ashpër ndaj PD nuk ka lidhje me protestat”.

Ish-kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli ishte edhe më i ashpër duke shkuar më tej “Po qe nevoja edhe dhunshëm në protestë” ndërsa “pjesën e atyre që shitën votën unë i quaj dezertorë”./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!