Marku: Bëj maksimumin tim, jam i fokusuar te kampionati. Hakaj? Akoma ndjej dhimbje

schedule19:45 - 19 Shkurt, 2022

schedule 19:45 - 19 Shkurt, 2022

Lojtari më i mirë i ndeshjes së luajtur në “Air Albania” mes Partizanit dhe Vllaznisë ishte Albion Marku.

Pas këtij takimi, lojtari i kuq u shpreh se akoma ndjen dhimbje nga ndërhyrja e Hakaj dhe se kartoni i kuq për lojtarin e Vllaznisë ishte i duhuri.

I pyetur për rikthimin te ekipi i Lokomotiva e Zagrebit pas përfundimit të huazimit nga Partizani në verë, Marku theksoi se për momentin është i fokusuar te kampionati këtu.

Episodi me Hakajn: “Mendoi se ishte karton i kuq, pasi arbitri e ndaloi lojën për faull në favor të Vllaznisë, pastaj Hakaj kreu veprimin.”

Roli në skuadër dhe përballja me Latifin: “Latifi është një lojtar i mirë, por unë u mundova të bëj maksimumin tim dhe do vazhdoj të bëj maksimumin gjithë kohës.”

Përplasja me Hakajn: “Akoma kam dhimbje dhe tani.”

Forma shumë e mirë, ku do jesh ne verë, kthim në Kroaci apo qëndron te Partizani: “Tani jam i fokusuar te Partizani, do bëj maksimumin tim këtu ku jam.” /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!