Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriç u emërua Ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmi është bërë me dije nga media serbe, B92, që i referohet burimeve të sigurta.
Në po të njëjtin takim në të cilin është marrë vendimi, Gjuriç është liruar nga detyrat e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, post të cilin e mbante që nga viti 2014.
Emërimi i Gjuriç si ambassador në SHBA ishte përfolur edhe më herët në mediat serbe. g.v/abcnews.al