Rikthehet pas shume viteve mungesë nismëtari i muzikës xhaz Markelian Kapidani me librin “Shënime për muzikantin. Kompozitori i njohur, i cili solli ndryshime në muzikën shqiptare që në fillim të viteve ’90, rrëfen për ABC News arsyet e mungesës së gjatë si dhe sekretet e muzikës xhaz, të përmbledhur në libër.
Rishfaqet muzikanti i njohur Markelian Kapedani i cili prej vitesh jeton dhe zhvillon jetën artistike në Zvicër dhe më gjerë. Libri “Shënimet e kompozitorit” e sjell në Tiranë në ambjentet e Akademisë së Shkencave.
Shënimet e tij ndër vite për muziken xhaz i ka përmbledhur në këtë libër të vlefshëm për muzikantët e rinj të kësaj rryme muzikore. Nuk mund të harrohet koncerti i parë publik jazz në Shqipëri më 21 korrik, 1992 me kuartin, Song Of Jazz.
Buleza të muzikës xhaz në Shqipëri ka, por mungon filli lidhës që kjo rrymeë muzikore të zhvillojë shtatin, thekson specialisti i muzikës.
Po si i sheh përpunimet e muzikës shqiptare në ritmet e jazit. Markelian Kapedani thjeshton kodet e kësaj rryme muzikore.
Artisti preferon që muzika të luhet me vesh, të thyhet rregulli klasik se, siç ai shpjegon muzika është bërë për t’u dëgjuar.
Jetën e gjallë artistike përmes koncerteve të shumta në skenat më të njohura të Zvicres dhe të botës e ndërthur me mësimdhënien.
Librin të cili ia ka dedikuar babait, Rrokut i cili i mësoi nota duke i lënë liri të plotë, Markelian Kapedani ilustron sekretet e xhazit edhe me lojën e shkëlqyar mbi tastet e pianos. /ABC News Albania 24/7