Mark Zuckerberg fillon largimet masive, pushon 11,000 punonjës

schedule12:32 - 9 Nëntor, 2022

schedule 12:32 - 9 Nëntor, 2022

Në një nga largimet masive më të mëdha, themeluesi dhe CEO i Facebook Mark Zuckerberg njoftoi se do të pushojë nga puna gjithsej 11,000 punonjës.

“Sot po shpall disa nga ndryshimet më të vështira në historinë e Meta. Kam vendosur të zvogëloj madhësinë e ekipit tonë me 13% dhe të pushoj nga puna më shumë se 11,000 punonjësit tanë të talentuar”, tha Zuckerberg në letrën e tij drejtuar punonjësve të Facebook.

Meta kishte rreth 87 mijë punonjës në fund të shtatorit. Largimet masive nga puna vijnë në një moment të vështirë për Metën, me çmimin e aksioneve që kanë rënë gati 20% gjatë tremujorit të fundit të 2022.

Ajo që shqetëson investitorët është se kostot dhe shpenzimet e Metës po rriten duke arritur në 22.1 miliardë dollarë në tremujorin e tretë të 2022, ndërsa shitjet ranë me 4% në 27.71 miliardë dollarë për të njëjtën periudhë.

/abcnews.al