“NATO do të forcojë praninë e saj ushtarake në Balltik,” tha të premten sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, ndërsa hetimet nga autoritetet finlandeze për sabotimin e kabllos nënujore EstLink 2 vazhdojnë.
Dyshimet janë se pas incidentit me kabllon e prerë që lidhte Estoninë me Finlandën me shumë gjasa qëndron një cisternë ruse.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s diskutoi me presidentin finlandez Alexander Stubb për “sabotazh të mundshëm”.
“Kam shprehur solidaritetin dhe mbështetjen time të plotë. NATO do të forcojë praninë e saj ushtarake në Balltik”, shkruan Rutte në një postim në rrjetin X./abcnews.al