Mark Marku, i ftuar në panelin e autorëve të veprave gjatë aktivitetit të organizuar nga Partia Demokratike për të kujtuar 8 Dhjetorin, deklaroi se është kundër kultit të individit. Marku mori shembull një rrëfim të babait të tij duke e krahasuar me një supozim në kohën e tashme. Ai u shpreh se në rast se William Shakespeare do të vinte në Tiranë nuk do e linte kafen me një mik të tij për ta shkuar për ta takuar.
“Sot Partia Demokratike po vuan pasojat. Për mua PD është pasion nuk është interes. Megjithëse po themi, përfshirja në jetën politike është një lloj sakrifice është gjëja që ka lindur në valën e Lëvizjes së Dhjetorit. PD i përkujton shumë heronjtë e Dhjetorit. Përveç Azem Hajdarit askush nuk është vrarë prej nesh. Nuk duhet të ishin futur në arkivin e historisë. Unë mendoj të largojmë frymën komuniste, mënyrën e të menduarit komunist. Im atë dikur më thoshte “U nisa nga Mirdita dhe do prisnin Hrushovin. Ai nuk erdhi dhe u kthyem në Mirditë”. Unë ju thoja budallenj ishit ju që shkuat. Pse duhet të shkonit. Unë po të ngjallet Shakespeare nuk e prish një kafe me një mik për të shkuar për ta parë. Unë individin nuk e adhuroj. Kjo kultura e adhurimit të individit ka dëmtuar të djathtën në Shqipëri, PD dhe shoqërinë shqiptare”, tha Marku.
Ai foli për rëndësinë e demokracinë duke theksuar se PD duhet të rimarrë misionin e saj në interes të të rinjve që nuk duan të largohen nga vendi.
“Nuk mund të kultivojmë demokraci nëse nuk e fillojmë te vetja. Është misioni i Partisë Demokratike. Duhet ta rimarrë misionin se e ka humbur. Kështu do kem unë interes të vij te PD, do kenë të rinjtë që janë këtu. Në qoftë se PD rimerr misionin e vet të lirisë, nuk është asnjëherë vonë për të kërkuar falje dhe as për të ngritur kauza lirie. PD duhet t’i lërë budallaqet e Partisë së Punës që mendon se dikush vjen si Zoti.
Liria dhe demokracia kurrë nuk fitohen. Lufta për liri është demokracia dhe drejtësia. Nëse nuk kultivojmë aftësinë e të menduarit kritik do shkojmë nga dështimi në dështim dhe do ta bëjmë Shqipërinë një vend me banorë nuk mendojnë të jetojnë këtu. Nuk mund të ndërtosh plane afatgjata në një vend ku 95% e njerëzve e mendojnë vendin e tyre si vend kalimi. Të gjithë nuk mendojnë të kenë fëmijët këtu. Të gjithë kanë ikur nga zonat e Shqipërisë. Vijnë në Tiranë dhe të mendojnë si të ikin diku tjetër”, u shpreh Marku.
Ai ironizoi akuzat e Berishës dhe demokratëve që akuzojnë Bashën që pas pezullimit të ish-kreut të PD nga funksionet në parti.
“Lulzim Basha ishte mirë para shtatorit. Mbas shtatorit doli njeriu që i ka të gjitha të këqijat e botës. Për mua është ai që kam njohur me të mirat dhe të këqijat. Është i mirë dhe i keq po aq sa jemi ne këtu. Unë mendoj që thelbi është që të mendojmë të gjithë”, tha ai. m.v/Abcnews.al