Kandidati i PD-së Mark Marku, në një deklaratë për mediat nga Lezha deklaroi se rezultati për Partinë Demokratike është pozitiv.
Ai gjithashtu theksoi se kjo forcë politike pothuajse kryeson në të gjitha qarqet, ndërsa shtoi se pushteti lokal është i angazhuar në shit-blerjen e votave
“Unë shikoj që në rang kombëtar mendoj që ka një truk për të mashtruar opinionin publik sepse unë do t’jua konfirmoj edhe këtu. Numërimet kanë filluar nga zonat ku ata kanë ditur që janë të humbura. Në Zadrimë ku është bërë presion dhe e dinin që votuesit nuk do të shkonin e njëjta gjë që ka ndodhur edhe në 2017-ën.
Në Kurbin e kanë filluar me qytetin e Laçit ku mendonin që historikisht qyteti flas, pjesa e qytetit Partia Socialiste ishte në mazhorancë si nga pikëpamja e votuesve, por janë zhgënjyer sepse në fakt pikërisht aty ku kanë menduar se janë mazhorancë, në fakt kanë humbur në qytet dhe ku kanë bërë dhe manipulimet të papara. Unë ju them që ka pasur tentativa shumë të mëdha për abuzime shitblerje vote. Jam i bindur ka qenë i gjithë pushteti lokal i angazhuar në shitblerjen e votës.
Paratë janë shpërndarë nga zyrat e bashkive, nga funksionar të bashkive dhe kemi luftuar, kemi bërë një luftë të pabarabartë por ne fituam. Jam i bindur se kështu siç po bëjmë ne do të fitojmë në të gjithë Shqipërinë, pse? Sepse në të gjithë Shqipërinë janë numëruar bastionet e PS. Për shembull, në tiranë janë numëruar votat, është filluar numërimi nga Kombinati dhe nga lagjja ime, lagjja 10 ku banoj që unë e di se jetoj aty, historikisht PD-ja ka qenë është një nga lagjet me rezultatet më të dobëta për PD-n.
Ka pasur raste, po të shikosh edhe rezultate që japin të parat, japin Ersekën ku dihet që është minorancë, japin Cërrikun, japin Shijakun, japin në të gjitha kutitë, madje për ta bllokuar këtë proces dhe për të krijuar iluzionin sikur janë në avantazh, kanë bllokuar kudo qendrat e votimit.
Pra, kanë gjetur 2, 3 zona qendra votimi ku e kanë ditur që janë në avantazh dhe më pas kanë bllokuar. Ju garantoj ky është truku i fundit elektoral i Ramës. Jam i bindur që ne na është blerë mandati i pestë dhe do bëhen denoncimet për pushtetin lokal, të cilat janë përfshirë në këtë shitblerje masive të votës”, tha Marku.
I pyetur nga gazetarët nëse kanë prova për shitblerje votash, Mark Marku tha se rastet janë filmuar.
“Patjetër që i kemi filmuar duke hyrë dhe duke dal nga bashkitë dhe kryetarët e bashkive kanë qenë shefat e operacioneve të shitë blerjes së votës. Dhe mendoni se sa i madh ka qenë hendeku i votës, aq sa me gjithë paratë që kanë hedhur në fushat për shitë blerjen e votës prapë ne kemi fituar sigurt mandatin e 4 dhe kemi 5 mijë, 6 mijë mbi mandatin. Mendoni se sa operacion i madh, mega operacioni korruptiv që ka qenë për blerjen e votës”, deklaroi ai.
/abcnews.al/