Mark Frroku, ish-deputeti i dënuar me 6 vite burg për kryerjen e tre veprave penale kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë. Ai i ka bërë rekurs vendimit të Apelit Tiranë, që la në fuqi deklarimin e fajshëm të tij për akuzën e “pastrimit të parave”, “fshehjes së pasurisë” dhe “ndërtimit të jashtëligjshëm”. Rekursi është regjistrur në 23 shkurt dhe pritet të shqyrtohet nga një Kolegj Penal me relator gjyqtarin Tom Ndreca. Frroku u gjykua edhe për një vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë në vitin 1999, por për këtë akuzë fitoi pafajësi në dy shkallët e para të gjykimit. Gjatë gjykimit ish-deputeti ka mohuar me forcë akuzat e ngritura ndaj tij dhe ka pretenduar pafajësi. Në Gjykatën e Tiranës Frroku u denua me 7.5 vite burg, dënim që u zbut në Shkallën e Dytë. Vendimi i Apelit është kundështuar në Gjykatën e Lartë edhe nga ana e prokurorisë. Sipas organit të akuzës, Frroku duhet të deklarohet i fajshëm për katër vepra penale, përfshi edhe atë të vrasjes. /abcnews.al
Mark Frroku kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë
schedule14:26 - 3 Mars, 2018
schedule 14:26 - 3 Mars, 2018