Mark Babani dorëzon shenjat e gishtave pas kërkesës së Prokurorisë

schedule12:02 - 18 Shtator, 2019

schedule 12:02 - 18 Shtator, 2019

Mark Babani depoziton shenjat e gishtave pas kërkesës së bërë nga prokuroria. Verfikimi për pastërtinë e figurës së kryebashkiakut të Vaut te Dejës, nisi pas akuzave të Partisë Demokratike se ka qenë i dënuar në Itali.

Kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës Mark Babani ka depozituar shenjat daktiloskopike në Institutin e Policisë Shkencore në Kryeqytet pas kerekeses zyrtare se drejtuar nga Prokuroria e përgjithëshme më datë 16 shtator.

Për kryebashkiakun e Vaut të Dejës ka nisur verifikimi për pastërtinë e figurës, pas akuzave të Partisë Demokratike. Sipas dokumentave te publikuara prej saj, dyshohet se ai ka fshehur ndalime, dënime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi,  Mark Babani është arrestuar më datë 4 Prill 1994 në zonën e Siçilisë me emrin e rremë Marq Babaj.

Gjithashtu opozita pretendon se Babani ka mbajtur 3 identitete të ndryshme, të cilat nuk i ka deklaruar në formularin e vetdeklarimit.

Bardhi rendit 3 emrat që dyshohet të ketë mbajtur Kryebashkiaku. Mark Ndoc Babani, Marq Saimir Babaj, Ylli Saimir Babaj. Por në një prononcim për ABC News Babani tha se asnjëherë nuk ka ndryshuar emrin, ndërsa mbiemrin e ka ndryshuar familja e tij nga Babaj në Babani. Menjëhërë pa denoncimit të bërë nga Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, prokuroria ka nisur verifikimet për kryebashkiakun Babani.

Organi më i lartë i hetimit në vend i ka dërguar kërkese për informacion, drejtorisë së gjendjes Gjyqësore, drejtorisë së gjendjes cilive, prokurorive të shkallëve të para dhe atyre të apeleve, si dhe Ministrisë së Drejtësisë. Ndërkohë pritet që të dëgohet letërporosi drejt Italisë dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë informacion për Kryebashkiakun e Vaut të Dejës. /ABc news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!