Mario Balotelli di ta marrë vëmendjen. Herë pas here e bën me sjelljet jashtë fushe, me raste ndonjë me ndonjë eurogol, kurse tani përmes një interviste.
Pyetjes “A keni ndonjë keqardhje për karrierën tuaj?” në intervistën për “The Athletic”, sulmuesi italian i është përgjigjur dhe nuk shfaq asnjë shenjë modestie.
“Kam humbur disa mundësi për të qenë në nivelin e më të mirëve në botë, por jam 100% i sigurt se kam të njëjtat cilësi si Leo Messi e Cristiano Ronaldo.
Nëse flasim për talentin e futbollit, nuk kam asgjë për të pasur zili”, është shprehur Mario Balotelli, i cili është aktivizuar me klubet si Inter, Milan, Manchester City, Liverpool e Marseille./ abcnews.al