Elton Marini, menaxheri i njohur dhe ish-sulmues i Partizanit, është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në Abc News sonte. “Do ishte zhgënjim nëse tifozët vijnë prej faktit që nuk ishin në ndeshjen e me Francën. Tanimë ndeshjet njerëzit mund t’i ndjekin ndeshjet familjarisht”, tha Marini fillimisht, teksa komentohej fakti që derbi i kryeqytetit do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”.
“Derbi është i paparashikueshëm, sido që të vijnë skuadrat. Për mua Partizani nuk e ka gjetur konfigurimin. Lerda po mundohet, por ka dilema nëse do të luajë me tre ose katër mbrojtës. Nesër është i detyruar të luajë me tre. Disa nga afrimet nuk kanë qenë në lartësinë që pritej”.
“Merkato ka dinamikë të pakuptueshme ndonjëherë. Mbase do Messin, por s’e merr dot, për arsye tregu, konkurrence. Pjesa që Mema ka dashur një lojtar dhe nuk i ka ardhur, nuk gjen dakordësinë time. Trajneri duhet të stërvitë skuadrën. Klubi bën afrimet, me ‘Ok’ e trajnerit normalisht”. /abcnews.al