Maringlen Kasmi: Historia ndikohet nga politika, lufta përçanë shqiptarët

schedule16:36 - 24 Prill, 2022

schedule 16:36 - 24 Prill, 2022

Nga Leontina Nika

Historia si dje edhe sot është e ndikuar nga politika.

“Patjetër, edhe sot ne vuajmë të njëjtën gjë, vetëm se kemi një ndryshim, si të thuash çfarë ishte dje e zezë, sot është e bardhë dhe anasjelltas. Historia e vërtetë është gri, këtu është edhe beteja e historianit për të vërtetën”, ka thënë ai.

Studiuesi Marenglen Kasmi thotë se periudha e luftës është kthyer në ndasi mes shqiptarëve.

Unë kam vënë në kopertinë një faksimile shumë interesant. Është një raportim e komandës  gjermane , pasditën e 29 nëntorit 1944 , ku shkruhet në mënyrë të qartë se data 29 është largimi i pushtuesve gjermanë nga Shqipëria dhe çlirimi i vendit tonë. Politika e ka ndezur këtë diskutim a thua se një ditë më parë apo një ditë më pas bën shumë ndryshim. Në kuadër të rishkrimit të historisë, periudha e luftë këto 30 vite ndez shpesh debate. Politikisht është ngacmuar edhe kjo datë. duke rënë preh politikës dhe jo historisë, duke vënë në dyshim datën e Çlirimit.  Kjo  më pas i hap rrugë dyshimeve rreth ngjarjeve të luftës. Lufta më shumë i ndanë se i bashkon shqiptarët,”  u shpreh Kasmi.

Në ditën e fundit të “Panairit Mbarëkombëtar të  Librit Shkencor dhe Akademik” historiani prezantoi veprën e tij “Marrëdhëniet shqiptaro-gjermane në shekullin XX”. (1900- 1945). Në ballinë ai ka preferuar që të provokoi  me dokumentin e largimit të ushtarit  të fundit nga Shqipëria. Debat që për 30 vite ka prodhuar politika shqiptare.

Në veprën e tij voluminoze pasqyrohen marrëdhëniet 50 vjeçare mes dy vendeve, të ndara në 3 periudha të historisë.

Libri shkencorë përgjatë katër ditëve ishte në vëmendje të lexuesve në gjithë hapësirën e Akademisë së Shkencave, panairi u realizua në kuadër të 50-vjetorit të themelimit të këtij institucioni. Synimi është që të kthehet në traditë./abcnews.al