“Marine Le Pen, me qasje proruse”/ Krisafi: Fitorja e të djathtës ekstreme do të ishte problematike për integrimin e Shqipërisë

schedule13:36 - 8 Korrik, 2024

schedule 13:36 - 8 Korrik, 2024

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, eksperti për çështjet ndërkombëtare, Ledion Krisafi foli për zgjedhjet në Francë dhe përmbysjen e papritur të rezultateve dhe humbjen shokuese të Marine Le Pen.

Gjithashtu parë nga një tjetër këndvështrim Krisafi tha se në rast e djathta ekstreme fiton do të ishte shumë problematike për integrimin e Shqipërisë.

“Mund të them që nëse e djathta e ekstreme fiton në 2027 do të jetë shumë problematike për Shqipërinë, pasi nëse Macron mund ta ketë ngadalësuar, e djathta ekstreme mund të vendosë një ‘bllok’ për integrimin e Shqipërisë”, tha ai.

Ndërsa komentoi edhe marrëdhëniet e Marine Le Pen me Rusinë, Krisafi vlerësoi se në rast të një fitoreje, mund të kishte ndaluar Macron të dërgonte ndihmë ushtarake në Ukrainës, pasi dihet tashmë edhe qasja proruse e Marine Le Pen.

Marrëdhënia me Rusinë, nëse fitonte Marine Le Pen?

Ledion Krisafi: Mund të kishte parandaluar Macron për të dërguar ushtarë francezë në Ukrainë. Pasi është parlamenti që voton nëse ushtria do të shkonte në një vend apo vend tjetër. Ajo ka një qasje shumë proruse. Partitë e tilla duhen parë në pushtet. Pasi mund të them që Macron ka një qasje më proeuropiane ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!