Marine Le Pen kundër hapjes së negociatave

schedule12:08 - 18 Prill, 2018

schedule 12:08 - 18 Prill, 2018

Dhënia e rekomandimit për hapjen e negociatave te anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk është pritur pozitivisht nga Liderja e Frontit Nacional në Francë, Marin Le Pen. Ajo kritikoi vendimin duke thënë se kjo gjë duhet ndaluar me votë.

Liderja e Frontit Nacional në Francë dhe ish-kandidatja për President, Marin Le Pen, kritikoi vendimin e Komisionit Europian për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ajo u shpreh se nëse njerezit nuk i ndalojnë me anë të votës, eurokratët do fusin në gropë vendet anëtare në BE. Në profilin e saj Twitter, ajo bëri apel për një reagim të menjëhershëm.

Le Pen dhe Fronti Nacional është shprehur edhe më herët kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE apo njohjes së pavarësisë së Kosovës. Në politikën e jashtme, shumë nga pikëpamjet e saj janë të njëjta me ato të Presidentit Vladimir Putin. Ajo ka hedhur poshtë akuzat se kredia që ka marrë nga bankat ruse për shpenzimet e fushatës së saj elektorale në kuadër të zgjedhjeve presidenciale, është arsyeja e qendrimeve të saj pro-ruse.

Le Pen, drejton Frontin Nacional që nga vitit 2011 dhe në zgjedhjet e fundit presidenciale garoi kundër Presidentit aktual francez, Emmanuel Macron, i cili arriti një fitore me mbi 66% të votave./abcnews.al