Marinaj: 3 punonjësit me Covid-19 në bashki mosha të reja, nëse rëndohet situata punojmë online

schedule12:14 - 10 Korrik, 2020

schedule 12:14 - 10 Korrik, 2020

Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj ka deklaruar për media se tre personat e konfirmuar pozitivë në institucionin që ai drejton janë të moshave të reja dhe pa simptoma të rënda, ndaj edhe po mbahen të karantinuar në shtëpi.

Ai tha se i janë marrë tamponët 8 punonjësve të zyrës së shërbimit ndaj publikut për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit në këtë bashki.

Marinaj deklaroi se momentalisht situata nuk paraqitet problematike, por nëse do të ketë një rëndim të saj, do të konsiderohet mundësia e zhivillimit të punës online.

“Në institucioni e bashkisë janë tre me Covid. Duke u ndodhur në këtë situatë vendosa se duke qenë se ishte edhe ditë e premte të bëja një dezinfektim total, dhe këtë ditë ta bëjmë ditë pushimit për ta rifilluar ditën e hënë shërbimin ndaj qytetarëve.

Bashkia e Malësisë e Madhe ishte më e pastra. Janë marrë 73 tampona në bashkinë e Madhe dhe 9 kanë rezultuar pozitivë. Dje për siguri në zyrën hynë shumë persona nga jashtë, pavarësisht masave që merren, është bërë tamponi dhe presim sot përgjigjen.

LEXO EDHE: Dy sekretare dhe një punonjës pozitivë me COVID-19, mbyllet Bashkia e Malësisë së Madhe

Në Malësi të Madhe vijnë shumë persona dhe nuk mund ta themi nga ka ardhur. Nuk mund ta them se të gjithë banorët i repsektojnë masat. Është bërë puna jonë si bashki dhe e juaja si media që secili ta ketë informacionin e nevojshëm.

Udhëzimet e ministrisë janë për persona që kanë simptoma duhet kryer verifikimi. Asnjë prej punonjësve nuk ka asnjë simptomë. Gjithë ata që kanë shenja do vetëkarantinohen.

Tre personat e infektuar janë të rinj dhe janë në shtëpi pa problematika. Në zyën që ka kontakte më të mëdha i janë bërë tetë tamponë dje. Në çdo rast në Malësi të Madhe nuk ka pasur problem për qytetarët. Nëse kjo merr një përmasë më të zgjeruar shërbimi do jepet online”, tha Marinaj.

Bashkia e Malësisë së Madhe do të qëndrojë e mbyllur deri ditën e hënë, ndërkohë që ditën e sotme janë marrë masat për dezinfektimin e ambienteve të saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!