Marina Vjollca është padyshim një ndër personazhet më të dashur të showbizzit shqiptar. Moderatorja tërheq gjithmonë vëmendjen me çdo paraqitje publike. Këtë sezon në “Klanifornia”, Marina ka eksperimentuar shpesh me look-un, duke ardhur herë me flokë të zeza, herë brune, me baluke dhe flokë të shkurtra.
Por së fundmi, moderatorja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram foto me look-un e ri, me flokët e prerë shkurt deri tek supet dhe e pranojmë se na la me gojë hapur. Ndërkaq, kujtojmë që Marina është bërë ambasadore e markës Elisabetta Franchi në Shqipëri dhe Kosovë.
“E nderuar dhe e lumtur të përfaqësoj Elisabetta Franchi në Shqipëri dhe Kosovë si një ambasadore e brand-it”, ka shkruar Vjollca. Elisabetta Franchi është një markë italiane e modës në pronësi të Betty Blue Spa dhe e udhëhequr nga stilistja me të njëjtin emër. /abcnews.al
View this post on Instagram