Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku. Ata po bëjnë pesë vite që janë bashkë dhe tre vite të martuar.
Ndonëse nuk e kanë zgjeruar akoma familjen e tyre, duket se çifti ka ndërmarrë hapa të tjerë.
Së fundmi, dyshja kanë hyrë në shtëpi të re dhe lajmin e ka bërë të ditur gazetari Eraldo Rexho. Përmes një mini-intervistë në Instastory, një ndër ndjekësit ka kërkuar të dijë ndonjë të re rreth moderatores.
“Ndonjë gjë që nuk e dini? Marina ka hyrë në shtëpi të re”, ka treguar Eraldo.
Aktualisht moderatorja po shijojn pushimet me motrën e saj, Luanën dhe mbesën Jorin, ku nuk kanë munguar edhe fotot në rrjete sociale./abcnews.al