Pasi konfirmoi se është në pritje të ëmbël, Marina Vjollca u largua nga vendi për të shijuar disa ditë pushime me bashkëshortin, Getin. Moderatorja po kalon një kohë të këndshme në ishujt Seychelles, nga ku nuk ka nguruar të ndajë dhe disa fotografi.

Së fundmi, ajo ka ndarë disa imazhe të tjera ku shihet e veshur me një fustan transparent që i vë në pah barkun e rrumbullakosur. Kujtojmë që Marina dhe Getoari përfliten se do të bëhen prindër të një vajze.



/abcnews.al

