“Marina ruse shkoni q***”! U tha se i vranë, 13 ushtaret ukrainas janë gjallë

schedule15:28 - 28 Shkurt, 2022

schedule 15:28 - 28 Shkurt, 2022

13 ushtarë ukrainas në ishullin e gjarpërinjve, të cilët fillimisht u raportuan se ishin vrarë nga luftanija ruse në Detin e Zi, janë gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, sipas një deklaratë të marinës ukrainase, shkruan CNN

Luftanija ruse i kërkoi ushtarëve ukrainas të lëshojnë armët, ose në të kundër do t’i sulmonin. Por në audion e publikuar, dëgjohet që ukrainasit komunikojnë me njëri-tjetrin se si do përgjigjen.

Marina ruse: Dorëzoni armët, ose do t’ju sulmojmë. Më dëgjoni?

Ushtarët ukrainas: Marina rus shkoni q**uni.

Sipas deklaratës, ushtarët zmbrapsën dy sulme nga forcat ruse, por në fund u detyruan të dorëzoheshin “për shkak të mungesës së municioneve”. Gjithashtu forcat ruse kanë shkatërruar plotësisht infrastrukturën e ishujve.

Gjatë fundjavës, Shërbimi i Rojeve Kufitare të Ukrainës tha se kishte marrë informacion se të 82 ushtarët mund të jenë gjallë. Mediat shtetërore ruse kanë treguar edhe mbërritjen e ushtarëve ukrainas në Sevastopol të Krimesë, ku po mbahen aktualisht.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!