Marina Japoneze gjen në Paqësor mbetjet e “F-35”

schedule23:50 - 10 Prill, 2019

schedule 23:50 - 10 Prill, 2019

Marina japoneze ka gjetur të mërkurën mbetjet e avionit luftarak amerikan “F-35”, që ishte zhdukur teksa fluturonte mbi oqeanin Paqësor.

Rasti i avionit ishte kthyer në dhimbje koke si për vendin aziatik, ashtu dhe për Shtetet e Bashkuara, për faktin se mbetjet e tij mund të rikuperoheshin më parë nga Kina ose Rusia, të cilat do të mësonin sekretet teknologjike të mjetit luftarak.

Avioni “F-35” ishte ngritur në ajër nga baza ajrore Misaua, në veri-lindje të Japonisë bashkë me tre avionë të tjerë dhe kur ndodhej 135 kilometra larg u zhduk nga radarët. Piloti i tij rezulton ende i humbur.

Qeveria japoneze i bleu avionët “F-35” nga Shtetet e Bashkuara janarin e vitit të kaluar me një çmim prej 80 milionë euro për ekzemplar. Qeveria në Tokio parashikon një marrëveshje të mëtejshme me aleatët amerikanë për 105 avionë të këtij lloji, të cilët mund të ngrihen në ajër në mënyrë vertikale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!