Marina heq dorë nga flokët bjonde, nuk njihet fare me look-un e ri

schedule09:04 - 6 Gusht, 2020

schedule 09:04 - 6 Gusht, 2020

Marina Vjollca është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Prej kohësh në botën e televizionit, Marina e kemi parë me një look pothuajse të njëjtë. Megjithatë, duket se moderatorja ka hequr dorë nga të qenit “besnike” e flokëve bjonde.

Ajo i ka befasuar të gjithë me foton e fundit që ka postuar në Instagram, ku shfaqet me flokë të zeza dhe të prera. Edhe duket se është thjesht një paruke, Marina duket shumë ndyshe nga çfarë jemi mësuar ta shikojmë. “Më vjen mirë që ju takoj”, ka shkruar Marina pranë postimit të fotos, ndërsa nuk kanë munguar as komentet e shumta të ndjekësve.

Mes komenteve të shumta nuk kishte si të mos mungonte ai i partnerit të saj dhe Luanës. “Sa i ngjan gruas time”, ka shkruar Getoari, ndërsa Luana shkruan: “”Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Marinës së ëmbël e të mirë????”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!