Marina amerikane mohon deklaratën e rebelëve Houthi: Nuk ka pasur asnjë sulm me raketa në anije mallrash amerikane

schedule21:49 - 22 Janar, 2024

schedule 21:49 - 22 Janar, 2024

Marina amerikane ka mohuar pretendimin e rebelëve Houthi të Jemenit për një sulm me raketa ndaj anijes amerikane të mallrave në Gjirin e Adenit.

“Raporti nga terroristët Houthi të mbështetur nga Irani për një sulm të supozuar të suksesshëm në anijen Ocean Jazz është krejtësisht i rremë. NAVCENT mbajti komunikim me Ocean Jazz gjatë kalimit të tij të sigurt”, nënvizon Komanda Qendrore e Forcave Detare të SHBA.

Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, i cili u kontaktua më herët nga Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP), e përshkroi informacionin si “të rremë”. Një zyrtar i Pentagonit foli për rrjetin amerikan Fox Neës për “propagandën” e Houthis.

Zëdhënësi i Houthi, Yahya Sharia tha se “hakmarrja ndaj sulmeve amerikano-britanike është e pashmangshme dhe se çdo sulm i ri nuk do të mbetet i pandëshkuar”.

Rebelët e mbështetur nga Irani përsëritën se nuk do të lejojnë “anijet e lidhura me Izraelin” të kalojnë nëpër Detin e Kuq dhe Detin Arabik “derisa të arrihet një armëpushim në Rripin e Gazës dhe të hiqet rrethimi i tij” nga ushtria izraelite./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!