Pianisti Marin Gjollma dhe flautisti Elvis Rudi përfaqësuan Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar të Ohrit. Artistët rrëfejnë emocionet që përjetuan në këtë event të rëndësishëm, të artit skenik e mbi të gjitha interpretimi në kishën e shën Sofisë.
Festivali ndërkombëtar i Ohrit është padyshim ndër më të rëndësishmit në Ballkan. Artistë të kombësive të ndryshme takohen për të përformuar nga zhanre të ndryshme klasikë si muzikë, balet, teatër apo performancë të tjera.
Dy artistë klasikë dhe pedagogë të universitetit të arteve, pianisti Marin Gjollma dhe flautist Elvis Rudi u përzgjodhën për të performuar në edicionin e 58. Repertori i përzgjedhur ishte një ndërthurje e kompozitorëve të shekullit 19 dhe 20 shpjegon Gjollma
Entuziazmi i publikut dhe ambienti ku u zhvillua kisha e shën Sofisë i ka surprizuar artistët shqiptarë, të cilët në fillim pranojnë se kishin frikë për akustikën. Por entuziazmi i publikut i ka befasuar, ku artistët dolën edhe jashtë programit duke luajtur edhe dy pjesë të tjera.
Megjithëse koncertet për piano janë më të shpeshta në skenat tona, dedikimi ditët e flautist u bë edhe për t’i dhënë më shumë jehonë këtij instrumenti pranon Rudi. Artistët janë të gatshëm për të bashkuar sërish energjitë artistike për një bashkëpunim tjetër.
Në këtë festival u prezantua edhe artisti tjetër shqiptar pianisti Robert Bisha./abcnews.al