Marilda Furrxhi: Teatri magji për fëmijët

schedule16:00 - 30 Maj, 2019

schedule 16:00 - 30 Maj, 2019

Aktorja e njohur Marilda Furrxhi është spektatore  e rregullt e shfaqjeve të Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave. Tashmë ajo shoqëron  nipin dhe  mbesën, pasi prej një viti është larguar nga skena. Ajo thotë se këto shfaqje duhet të ndiqen nga teatërbërësit, për t’u njohur me teknikat e reja dhe të avancuara të botës.

Për aktoren e njohur Marilda Furrxhi  teatri mbetet një magji mjaft e dashur për fëmijët në çdo kohë.

Aktorja e njohur Teatrit të Kukullave për 37 vite ka dhënë kontributin e saj për argëtimin e fëmijëve mes personazheve të shumta të realizuara prej saj në Teatrin e Kukullave, tashmë ajo është ndër spektatoret e rregullta të shfaqjeve që mbahen në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave.

Eskperienca e aktorëvë ndërkombëtarë është mbreslënëse me lojën me kukull sipas specialistes.

E veçanta e këtyre trupave  sipas saj është bërja bashkë e dy audiencave.

Drejtoresha e Teatrit të Metropolit  Jonida Beqo thotë se ky festival përveç vlerës argëtuese për fëmijë shërben edhe për teatërbërësit që të njihen me teknikat e reja, pasi në Universitetin e Arteve mungon ende një specialitet i tillë.

Ndërkohë që trupa e Teatrit të Metropolit do të përmbyllë Festivalin Ndërkombëtar të Kukullave me shfaqjen “Të mirësjellshmit”, në shesh  më 1 qershor në festën e fëmijëve, ku nuk do të mungojnë  performanca dhe forma argëtimi për fëmijët përgjatë gjithë ditës në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!