Marikaj në programin “100 fshatrat”/ Rama: Regjistër dixhital për ullinjtë

schedule15:58 - 21 Tetor, 2018

schedule 15:58 - 21 Tetor, 2018

Për ullinjtë e vjetër disa qindra vjeçarë do të bëhet një regjistër i veçantë dixhital. Ky lajm u dha nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Marikaj pjesë e programit 100 fshatrat në të cilën ndodhet edhe një pemë rreth 2 mijë vjeçare.

Marikaj është pjesë e programit 100 fshatrat. E njohur në Tiranë për rritjen e ullinjve disa qindra vjecarë, kryeministri Edi Rama vizioi një ndër sipërmarrjet për përpunimin dhe prodhimin e vajit të ullirit të virgjër dhe ekstra të virgjër.

Kreu i qeverisë u njoh nga drejtuesit e kompanisë se vitet e fundit kanë rritur investimin në teknologji, duke e barazuar atë në standarde me fabrika të ngjashme në vendet europiane. Paralelisht janë rritur kapacitetet prodhuese dhe është shtuar numri i punonjësve, kjo falë edhe masave lehtësuese të ndërmarra nga qeveria në mbështetje të biznesit- thanë ata.

Sipërmarrësit treguan se ullishta e asaj zone është një aset i vërtetë përsa i takon varieteve që rriten dhe lashtësisë së tyre. Varieteti kryesor është ulliri kalinjot, një ulli me vlera të mëdha ushqimore e anti-kancerogjene.

“Meqë tek ullishtja ne nuk shkonim dot, unë dua të të tregoj pemën më të vjetër që ne kemi atje, është mbi 2000 vjeçare. Në pjesën e Surrelit dhe andej keni pemë që janë shumë të vjetra. Tirana ka një lloj kurore rreth 300 mijë rrënjë mbi 1 mijë vjeçare. Ne donim vërtetë të bënim diçka për këto se janë monumente natyre që japin vlerë të jashtëzakonshme.”

Sipërmarrësit i kërkuan ndër të tjera Kryeministrit, përmirësimin e infrastrukturës përreth objekteve, të cilat kanë vlera të veçanta kulturore dhe përbejnë interes për turizmin

Sipërmarrës: “Zoti kryeministër unë kam një kërkesë. Ne kemi kishën më të vjetër. Tek zona këtu, shkon nga pjesa e Marikajt, ngjitet tek ullishta jonë dhe ngjitet për në Kuç sipër. Nuk bën pjesë as tek monumentet e kulturës e as nuk shkon rruga. Do ishte një kërkesë e veçantë për pjesën e turizmit. Marikaj është pjesë e programit 100 fshatrat.”

Rama: “Prandaj kemi ardhur këtu dhe prandaj është dhe pjesë e 100 fshatrave, sepse ka disa elementë që përmbush kriteret, jo vetëm në aspektin e produkteve, por dhe në aspektin e të kaluarës dhe trashëgimisë. Ndërkohë që për këtë çështjen e ullinjve të vjetër do të bëjmë një regjistër të veçantë të dixhitalizuar me numër që mos guxojë t’i preki njeri. Janë, por të bëjmë regjistrin.”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!