Marijuanë dhe kokainë, pranga dy shqiptarëve

schedule22:16 - 29 Mars, 2018

schedule 22:16 - 29 Mars, 2018

Autoritetet italiane kanë realizuar një operacion, nga ku kanë vënë në pranga dy shqiptarë.

Shqiptarëve, identitetet e të cilëve nuk janë bërë publike, u është bërë e ditur vetëm mosha e tyre. Bëhet fjalë për një 31-vjeçar dhe një 22-vjeçar, rezidentë në Itali.

Sipas policisë, hetimi ndaj shqiptarëve kishte nisur që në 2017-n, në Cita de Castello, pas zbulimit të disa rasteve, ku shpërndahej kokainë.

Për shpërndarjen e drogës përdoreshin shqiptarë të rinj, të cilët qëndronin në Itali me viza turistike. Periudha e shkurtër e qëndrimit të tyre në Itali, prej vetëm tre muajsh, pasi ktheheshin shpejt në atdhe, e bënte të vështirë punën e autoriteteve italiane që t’i identifikonte dhe më pas t’i kapte.

Nga operacioni i quajtur “Boomerang” u sekuestruan edhe 14 kilogramë marijuanë, 300 gramë kokainë, peshore dhe substanca të tjera për të përzierë drogën.

Sipas mediave, shqiptarët qarkullonin rreth 30 mijë euro në muaj nga aktiviteti i paligjshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!