Margjeka akuzon SPAK: Po sulmohem se nuk i dhashë mandatin kryebashkiakes së Durrësit

schedule09:04 - 1 Tetor, 2020

schedule 09:04 - 1 Tetor, 2020

Gjyqtarja Mimoza Margjeka ka akuzuar SPAK para nisjes së seancës gjyqësore ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar. Ajo tha se po sulmohet politikisht pasi është e vetmja gjyqtare që nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa u shpreh se priste që të gjithë gjyqtarët të mbanin të njëjtin qëndrim si ajo, pasi sipas saj ato zgjedhje ishin nul.

Margjeka hodhi poshtë akuzat se ka marrë 6 mijë euro për të nxjerrë nga qelia një të dënuar duke deklaruar se ka punuar dhe i është dedikuar kësaj pune ndërsa sot ka 4 diploma në këtë fushë.

Ajo u shpreh se do të kërkojë prezencën e medias në sallë sot pavarësisht se i kanë thënë se nuk lejohet për shkak të pandemisë së koronavirusit, ose në të kundërt shtoi se do të kërkojë foninë në sallë në mënyrë që gjithçka të ndiqet nga mediat.

“Do ta kërkoj në sallë sepse nuk lejohet për shkak të koronës thonë. Por unë doa të kërkoj sepse gjyqi u bë publik. Do e kërkoj të nxirret një foni aty. Do kërkoj shfuqizimin. Kam dosjen e mora dje me shumë vështirës. Nuk ka asgjë të vërtetë. Është përrallë. Le të futen gazetarët sepse është çështje sensitive. Nuk mund të thotë SPAK këto.

Unë e lexova dhe u çudita. Kanë goditur reputacionin tim. Kam 30 vite në gjyqësor. Kam 4 diploma. Dyshoj se është tendencë. Nëse dikujt i del përballë do të godasë. Jam i vetmi gjyqtar që nuk i kam dhënë mandatin një bashkie. Sepse zgjedhjet ishin nul. Mendova se edhe gjyqtarët e tjerë do vepronin si unë. Pasi zgjedhjet janë nul.  Por të ishin edhe gjyqtarët e tjerë si unë askush nuk do i çonte në burg familjarisht. Unë do vazhdoj do kërkoj të drejtën time deri në fund”, u shpreh Mimoza Margjeka.

Margjeka është lënë në arrest shtëpie, bashkë me avokatin Skënder Demiraj i cili sipas SPAK kishte ndërmjetësuar ujdinë mes palëve për të liruar nga qelia një të dënuar kundrejt një shume prej 600 eurosh. Ndërsa pa hekurave kanë përfunduar bashkëshorti i gjyqtares Arben Cara, si dhe Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla. /mv. abcnews.al