Margariti kërkon funksionimin e sportelit unik të së drejtës së autorit, kineastët: Të shkrihet

schedule17:12 - 28 Tetor, 2020

schedule 17:12 - 28 Tetor, 2020

Ministria e Kulturës vazhdon dëgjesat për ndërhyrje në ligjin e të drejtave të autorit. Margariti kërkon që ndërhyrjet në ligj të rregullojnë mungesën e transparencës së agjencive që menaxhojnë të ardhurat.

Ndërsa, kineastët, pjesë e FMAA (Forumi për Mbrojtjen Audiovizuale të Autorit), drejtuar nga Saimir Kumbaro, shprehen se FMAA ka qenë e vetmja agjenci transparente.

Ministrja kërkon përcaktimin e drejtorit të  sporteli unik për të drejtën e autorit , i cili sipas saj ka çuar në kolaps mos funksionimin e ligjit.

Saimir Kumbaro,i cili ka qene drejtues i këtij sporteli për pak muaj jep arsyet pse ky sportel duhet të  shkrihet.

“…Sa për kuriozitet po u them që këtyre burrave dhe grave, u dhanë 8 milion lekë të vjetra vjet dhe ne i refuzuam. Në një kohë që ti merr 280 milion, s’mund t’i japë Pirro Milkanit 7 mijë lekë të vjetra në vit.”

I të njëjtit mendim janë edhe kineastë të tjerë.

Qe në  fillim të, vitit  sporteli unik nuk ka drejtor ekzekutiv pasi agjencite nuk ka servirur një emër , pas dorëheqjes së Saimir Kumbaros zgjedhur nga agjencitë, por as të pranuar nga propozimi i Këshilli  Kombëtar i së drejtës se autorit.

“Në tre vjet SUADA ka bërë çka dashur, në vend ta rregullonte situatën e bëri paçavure. Unë them që SUADA mos të ekzistojë fare. Çdo njeri që ka vajtur tek Suada e quante veten pronarë, ne na dhanë 8 milion lekë të vjetra në dy vite që ne i refuzuam, nga 200 milionn që merrte. Ne vetëm lamë borxhe të Suadës, më mirë mos të ekzistojë pasi ne ishim shumë mirë kur mblidhnim lekët vet. Suada është vetëm mbivendosje për të punësuar njerëz në kurriz të artistëve. Ccdo agjensi, AKDIJA, qe i keni dhënë një licencë, ku Bert Ndrenika merr 30 për qind unë që jam regjisor marr 10 për qind. Kjo është një gjë e KKDA-s. Këtë të drejtë mua ma ka dhenë Konventa europiane”.

Kumbaro kërkoi që në ligj të ndërhyhet, pasi prodhimi kinematografik i para ’90 i është dhenë në adminstrim QKK. “QKK nuk ka të drejtë të administrojë. Këtë të drejtë duhet ta ketë FMMA”.

Esat Musliu: “Kam qenë kryetar i FMAA prej tetë vitesh dhe kam dhënë dorëheqjen. “Unë mendoj që problemi i mosfunksionimit të Suadaës duhet të marrë fund. Njerëzit qe e kanë drejtuar duhet të dalin para gjyqit.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!