Margarita Xhepa merr dozën e dytë të vaksinës, Manastirliu: Mësuesit janë fokusi i radhës

schedule09:38 - 15 Mars, 2021

schedule 09:38 - 15 Mars, 2021

Këtë të hënë ka nisur procesi i marrjes së dozës së dytë të vaksinës për të moshuarit mbi 80 vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka monitoruar nga afër rivaksinimin e të moshuarve tek Air Albania, mes të cilëve ka qenë edhe aktorja Margarita Xhepa.

Xhepa në komunikimin e saj me ministren është shprehur se nuk ka pasur asnjë shqetësim nga marrja e dozës së parë.

Ndër të tjera ministrja Manastirliu është shprehur se me mbërritjen e dozave nga AstraZeneca, do të vijojë dhe shtrihet procesi i vaksinimit në të gjithë shkollat.

Është shumë e rëndësishme që të bëhet mbulimi territorial. Sot janë planifikuar rreth 2500 doza vaksine vaksinim për herë të parë dhe rivaksinim në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu do të vijojmë me vaksinimin në të gjithë rrjetin e shkollave për të nisur me vaksinimin e mësuesve”, është shprehur Manastirliu. e.su./abcnews.al