I intervistuar nga “L’Equipe”, sulmuesi zikaltër, Marcus Thuram foli edhe për marrëdhënien e tij me kolegun e ekipit, Lautaro Martinez.
“Lautaro është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Bëhet fjalë për instiktin, ne ndiejmë lojën e njëri-tjetrit. Ai është shumë teknik, ai gjithashtu di si t’i bëjë ata që e rrethojnë të luajnë mirë.
Unë e vlerësoj shumë cilësinë e tij në prekjen e fundit dhe qetësinë që ka në çdo ndeshje. Po për mua, shpirti që ka Alexis Sanchez është gjithashtu një burim frymëzimi, i cili nuk dorëzohet kurrë, apo për mënyrën se si punon për fizikun Arnautoviç.
Jam në vendin e duhur, rrethohem nga lojtarë fantastikë që më ndihmojnë të përmirësohem në çdo aspekt”, është shprehur sulmuesi francez i Interit./h.ll/abcnews.al