Trajneri i Luftëtarit, Jorgos Marantas, u shpreh shumë i kënaqur me pikën e marrë në Shkodër përballë Vllaznisë. Në fjalën e tij për Supersport, tekniku tha:
REZULTATI – “Një pikë që na bën shumë mirë, na jep besim që të vazhdojmë në ndeshjet e radhës. Kemi një ekip me lojtarë të rinj dhe kjo pikë na jep besim”.
DEMO – “E di që Demo ka luajtur si mbrojtës i djathtë vitet e fundit, por sot e pashë si mbrojtës qendre. Këtë bëra fiks, duke shfrytëzuar eksperiencën e tij dhe për këtë luan edhe ai aty. Ashtu si Fili dhe Rapo, që kanë eksperiencë.
GRUPI – “Nuk besoj se po bëj diçka tjetër më shumë se trajnerët e tjerë. Me këta lojtarë që kam, do të mundohem të bëj më mirë. Më vjen keq që nuk di gjuhën tuaj, pasi do të ishte më e lehtë”,- tha Marantas.