Maradona tërbon anglezët me këtë deklaratë, do sërish “Dorën e Zotit”

schedule08:28 - 27 Tetor, 2020

schedule 08:28 - 27 Tetor, 2020

22 qershor 1986, luhej Argjentinë-Angli dhe ajo ndeshje nuk harrohet kurrë për golin me dorë që shënoi legjenda Diego Armando Maradona. Për ish-sulmuesin ka pasur shumë kritika më pas, por gjithsesi ai nuk është se e ka shumë problem këtë pjesë.

Ai gol me dorë e çoi Argjentinën në gjysmëfinale të Botërorit dhe më pas në finale mposhtën Gjermaninë me rezultatin 3-2. Gjithçka ndodhi para 114600 tifozëve dhe kombëtarja amerikano-latine u shpall kampione e botës. Maradona së fundmi ka dhënë një intervistë dhe është rikthyer pas në kohë.

I pyetur nga France Football se çfarë do të donte si dhuratë për ditëlindjen e 60-të, ai ngacmon anglezët me atë që thotë.  “Ëndërr të jem në gjendje të shënoj një gol tjetër kundër Anglisë, këtë herë me dorën e djathtë”, deklaron Maradona, i cili nuk i mban dot të qeshurat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!