Fabio Capello është një nga trajnerët më fitues italianë. Edhe pse një tip i ftohtë dhe gjithmonë serioz, vdekjet e Diego Armando Maradonës dhe Paolo Rossit i kanë shkaktuar një dhimbje të madhe.
74-vjeçari është ndalur te humbja e dy legjendave të futbollit në prononcimin e dhënë për Sky Sport 24, aty ku nuk i përmban lotët dhe lëshon një “mesazh” për dy yjet e lojës më të bukur me top.
“E di që po luani me njëri-tjetrin. Stërvituni mirë, sepse kur të bashkohem me ju do ju bëj të vraponi shumë“, deklaron ish-trajneri i famshëm italian. /abcnews.al