Maqedonia u kërkon PCR test negativ shtetasve të Kosovës

schedule16:35 - 26 Gusht, 2020

schedule 16:35 - 26 Gusht, 2020

Maqedonia e Veriut ka vendosur si kusht që të gjithë udhëtarët që janë shtetas të Kosovës, të kenë testin negativ.

Në mbledhjen më të fundit të saj qeveria ka miratuar rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse në lidhje masat mbrojtëse ndaj Covid 19.

Të gjithë udhëtarët, shtetas të Republikës së Kosovës të cilët kalojnë nëpër Maqedoninë e Veriut, duhet të kenë test PCR me rezultat negativ”, thuhet në njoftimi e qeverisë.

Testi negativ PSR i shtetasve të Kosovës nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë dhe kjo do të vlejë edhe për udhëtarët tranzit.

Ndryshe, propozimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse u dërgua në Qeveri, përkatësisht më 19 gusht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!