Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maqedonia ratifikon marrëveshjen për sistem të përbashkët në pikat kufitare me Shqipërinë/ Lehtësohet trafiku dhe pritjet e gjata në doganë

schedule14:57 - 19 Qershor, 2026

schedule 14:57 - 19 Qershor, 2026

Parlamenti i Maqedonisë ka ratifikuar marrëveshjen që për t’i ardhur në ndihmë qarkullimit të lirë në pikat e kalimit kufitar me Shqipërinë, të gjitha pikat kufitare me këtë vend të jenë në një sistem të vetëm. Në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë ka pasur një pikë kalimi të përbashkët për të dyja vendet, por dy sisteme, tashmë do të jetë një sistem i vetëm.

Kjo lehtëson pritjet e gjata, sidomos në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, gjatë muajve të verës, pasi nga ngarkesa shpesh sistemi vonon kryerjen e veprimeve. Sot u bisedua për modalitetet, ndërkohë siç e bëri të ditur dhe Prefektja e Qarkut të Korçës, marrëveshja do të ratifikohet dhe nga Parlamenti shqiptar.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!