Maqedonia e Veriut pranoi propozimin francez, presidentja e KE-së: Ishte një mundësi historike, tashmë rruga është e hapur

schedule13:55 - 16 Korrik, 2022

schedule 13:55 - 16 Korrik, 2022

Pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Në një postim në llogarinë e saj në Tëitter, shefja e KE-së uron RMV-në për votimin, që siç shprehet ajo, tashmë do të hapë rrugën për nisjen e negociatave sa më shpejt.

“Ishte një mundësi historike, dhe ju e përqafuat,” shkruan më tej von der Leyen.

“Është një hap i madh drejt të ardhmes evropiane. Të ardhmes tuaj.”

Kujtojmë se disa ditë më parë, presidentja e Komisionit Evropian mbajti edh edhe një fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku u bëri thirrje ligjvënësve që ta miratonin propozimin francez duke u garantuar ndër të tjera se BE është e qartë që gjuha maqedonase është e tyre. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!