Maqedonia e Veriut një hap pranë anëtarësimit zyrtar në NATO, Kuvendi ratifikon protokollin

schedule09:52 - 11 Shkurt, 2020

schedule 09:52 - 11 Shkurt, 2020

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut këtë të martë do të zhvillojë një seancë solemne për ratifikimin e Protokollit për në NATO.

Me ratifikimin vendin edhe një hap e ndan nga anëtarësimi me të drejtë të plotë në Aleancë, si vendi i 30-të. Do të mbetet i papërfunduar edhe ratifikimi në parlamentin e Spanjës, ndërsa ratifikimi te ne do të ketë veprim të anuluar dhe do të aktivizohet prejse procesi të përfundojë në Madrid.

Mediatmaqedonase raportojnë se propozim-ligji për ratifikim është në procedurë kuvendore, prejse Qeveria vendosi për ratifikim të parakohshëm te ne, me qëllim që të mos humbet vazhdimësia në procesin e zyrtarizimit të anëtarësimit tonë duke marrë parasysh atë që vendi shkon në zgjedhje të parakohshme më 12 prill.

Pjesë e kësaj seance do të jenë ish presidentët, kryeministrat, liderët e LSDM-së Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, si dhe përfaqësues nga jeta publike dhe shoqërore dhe kori diplomatik, midis të cilëve edhe ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s.

Ndërkohë në oren 16:00 -pas ratifikimit është planifikuar ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Kuvendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!