Në Maqedoninë e Veriut përqindja e imunizimit është ende e pakënaqshme. Të dhënat tregojnë se pragu i rekomanduar prej 95 për qind të vaksinuar nuk është arritur.
Mediat shkruajnë se mjekët kanë thënë se vaksinat janë të sigurta dhe të besueshme. Ata u bëjnë thirrje prindërve që të vaksinojnë rregullisht fëmijët.
Lija, difteria dhe poliomieliti janë disa nga sëmundjet ndaj të cilave ekspozohen fëmijët e pavaksinuar. Në Maqedoni ende nuk është arritur pragu i rekomanduar për imunitet kolektiv, i përcaktuar me programin e detyrueshëm të imunizimit, 95 për qind në nivel kombëtar dhe 90 për qind në nivel lokal.
Pandemia e Covid-it ka ulur ndjeshëm imunizimin në vend. Autoritetet shëndetësore dhe UNICEF do të informojnë prindërit për përfitimet e vaksinimit në kohë nëpërmjet një fushate në terren.
Sipas të dhënave të autoriteteve, të gjitha vaksinat që janë marrë deri në 12 muaj, me përjashtim të vaksinës pneumokokale dhe rota-vaksinës, kanë arritur mbulim prej rreth 84 për qind./abcnews.al