Maqedonia e Veriut, javën e ardhshme diskuton hapjen e kufinjve pa kushte me rajonin

schedule19:07 - 8 Shtator, 2020

schedule 19:07 - 8 Shtator, 2020

Maqedonia e Veriut pritet që javën e ardhshme të diskutojë për hapjen eventuale të kufijve me shtetet e rajonit pa kushte.

Vendet e Ballkanit Perëndimorë si dhe Greqia e Bullgaria do të rilidhen sërish “on-line” për tu koordinuar për lëvizjen e qytetarëve, por edhe për situatën me Pandeminë.

Zv/ministri i Shëndetësisë Armend Arsllani tha se me vendet e rajonit janë marrë vesh të hartojnë një dokument për protokoll të ndërsjellë për kufijtë.

Grupet punuese janë në aktivitetet e tyre të përditshme, kemi shkëmbim të informacioneve gjatë gjithë periudhës dhe tani ne presim një hap tjetër, në të cilën do të kemi edhe një përgjigje konkrete gjatë video-konferencës për të pasur një protokoll të harmonizuar dhe konkret me të gjitha mënyrat sesi do të vazhdoj lëvizja sa më e lehtë e të gjithë udhëtarëve, por gjithmonë duke pasur një kontroll të shpërndarjes dhe përhapjes së koronës”, është shprehur ai.

Ndërsa lehtësimi i lëvizjes varet edhe nga situata epidemiologjike, që në vendin tonë në bazë të shifrave po shkon drejt përmirësimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!