Në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve pritet të dorëzojë brenda dy javësh në qeveri propozimin e ri të Ligjit për Legalizimin e Ndërtimeve të Paligjshme. Qytetarët që duan ta legalizojnë ndërtimin e paligjshëm, duhet të paguajnë shumën që duhet ti paguanin komunës para se të fillonin ndërtimin, dhe si dënim shtesë 50% nga shuma e taksave komunale. Ligji i ri pritet të jetë gati deri në fund të vitit.
Kryetari i bashkësisë për vetëqeverisje lokale, Petre Shilegov ka thënë se legalizimi i objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme me një euro për metër katror është tepër pak dhe populizëm i pastër. Ai theksoi se kjo është jo korrekte ndaj qytetarëve që paguajnë rregullisht detyrimet e tyre. Opozita VMRO-DPMNE thotë se çdo mendim aktual për ligj të ri është vetëm tentim për legalizimin e asaj që duhej të pengohet ose të rrënohet.
Opozitarët thonë se çmimi që përmendet prej 100% taksa komunale nuk është masë për vendosjen e rregullit, por ndoshta për legalizimin e shtëpive për fundjavë dhe objekteve të shumta luksoze pa dokumente. Sipas informacioneve, ligji i ri nuk do të vlejë për ndërtime kontestuese në rajonin e Ohrit për të cilat rrezikohet statusi i qytetit për në UNESCO. Të dhënat zyrtare nga Agjencia për Kadastrën e Patundshmërive tregojnë se deri tani janë parashtruar dhe zgjidhur pozitivisht 244.334 kërkesa për legalizim të ndërtimeve pa leje me ligjin aktual./abcnews.al