Maqedonia e Veriut hap kufijtë nga 26 qershori, çfarë duhet të dini

schedule16:22 - 23 Qershor, 2020

schedule 16:22 - 23 Qershor, 2020

Qeveria në Maqedoninë e Veriut ka vendosur se që nga 26 shkurti për personat që do të hynë në vend nuk do të ketë asnjë lloj kufizimi.

Raportohet se për personat që do të futen në Maqedoninë e Veriut nuk do të kërkohet as test PCR për koronavirus, dhe as vetoizolin 14 ditor, siç ishte deri më tani. Vendimi do të hyjë në fuqi më 26 qershor.

Kujtojmë këtu se qeveria e vendit lehtësoi masat të tjera në seancën e mbajtur mbrëmjen e së hënës. Në rajonin e Pollogut u lejua transporti i organizuar.

Është rikthyer gjendja e rregullt e transportit të organizuar të udhëtarëve nga dhe në zonën e komunës së Tetovës dhe nga komunat Tearcë, Bogovinjë, Zhelinë, Vrapçishtë, Gostivar, Jegunovcë, Bërvenicë, Mavrovë-Rostushë dhe qyteti i Shkupit.

Janë miratuar gjithashtu protokolle për hapjen dhe funksionimin e kazinove, si dhe për organizatorët e lojërave të fatit me aparate.

Informacioni i plotë:

“Hapja e plotë të pikave kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për udhëtim pa pengesa të udhëtarëve dhe automjeteve, pa testin PCR, dhe pa nevojën e realizimit të vetizolimit ose domosdoshmëri të karantinës shtetërore, vendimi hyn në fuqi më datë 26.06.2020.
Hapja e transportit në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe aeroportin “Shën Apostol Pavle” në Ohër, me protokolle të veçanta për punë, vendimi hyn në fuqi pas miratimit të protokoleve për punë.

Në këtë seancë u miratua edhe propozimi i komisionit për sëmundje pranë Ministrisë së Shëndetësisë për fillimin me punë edhe brenda hapësirave të mbyllura të objekteve hotelierike përmes një protokolli të përshtatshëm për punë, duke filluar nga 26 qershori 2020.

Gjithashtu u miratua edhe vendimi për rihapjen e palestrave dhe qendrave të fitnesit, këto qendra do të operojnë duke ndjekur protokoll të përshtatshëm për punë. Palestrat dhe qendrat e fitnesit do të fillojnë me punë prej me 26 qershor 2020″ thonë zyrtarët qeveritarë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!