Gazetari Seladin Xhezairi në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, foli për zhvillimet politike në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.
Ajo tha se situata në Maqedoninë e Veriut është disi e tensionuar dhe se në Shkup janë ndezur debatet etnike. Po ashtu nënvizoi se qëndrimi i Mickovskit, ka hasur në kundërshti nga opozita shqiptare.
“Ajo që bëri kjo qeveri e zotit Mickovski në raportet ndëretnike ka tensionuar dhe ka rritur pakënaqësinë tek opozita e këtushme. Prekja e çështjeve të kanë të bëjnë me përfaqësimin etnik shqiptar por edhe me administratën, dhe heqja e gjuhës shqipe nga përdorimi zyrtar, ka rritur ‘temperatura’ politike në rrafsh vendi. Protagonistët kryesorë të dy kampeve politike shqiptare, kanë nisur në këtë mënyrë fushatë para kohë”, tha ai.
Më tej u shpreh se sipas tij situata mund të jetë pak më e vështirë në qytetin e Kërçovës, ku kandidojnë tre shqiptarë.
“Kërçova që është qeverisur deri tani nga shqiptarët, nuk përjashtohet mundësia që të ketë një figurë tjetër”, tha Xhezairi.
Ndërsa komentoi situatën politike në Kosovë, ai u shpreh se Albin Kurti ka treguar se nuk ka vullnet politik dhe se e ka futur Kosovën në një krizë të thellë.
“Njoftimet nga Prishtina thonë se ka pak hapësira për ndonjë pajtim mes forcave kryesore dhe gjithçka do varet nga epilogu i zgjedhjeve lokale”, tha ai.
/abcnews.al/

