Maqedonia e Veriut finalizon sot ditën e tretë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

schedule08:32 - 15 Korrik, 2020

schedule 08:32 - 15 Korrik, 2020

Maqedonia e Veriut mban ditën e sotme zgjedhjet e dhjeta parlamentare. Këto zgjedhje të parakohshme janë disi të pazakonta për vetë kohën në të cilën mbahen, në një kohë kur vendi është përfshirë nga kriza e koronavirusit.

Dita e sotme zgjedhore do të zgjasë dy orë më shumë se zakonisht dhe është shpallur ditë pushimi. Qendrat e votimit në gjashtë njësi zgjedhore hapen në orën 7:00, ndërsa votimi përfundon në orën 21:00.

Votohet për 15 parti politike dhe koalicione të cilat gjithsej kanë 1.578 kandidatë.

Votimi për këto zgjedhje ka filluar të hënën, kur votuan personat me Covid-19, në vetizolim. Të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 723 persona të infektuar me Covid-19, dhe në vetizolim. /abcnews.al/