“Maqedonia e Veriut duhet të kapërcejë problemet”, Kamberi: Tashmë i ka me Bullgarinë, qeveria e re nuk do të ndryshojë kushtetutën

schedule13:45 - 15 Tetor, 2024

schedule 13:45 - 15 Tetor, 2024

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi ka thënë se Maqedonia e Veriut nuk i kapërcyer problemet me Bullgarinë për të qene bashkë me Shqipërinë në të njëjtat hapa drejt procesit të integrimit europian.

“Unë them ne duhet të jemi fatlumë që Athina nuk këmbënguli se mund të ishim dhe ne bashkë me Maqedoninë, mos të flisnim sot për negociata, por diplomacia dypalëshe greko-shqiptare ka funksionuar mirë dhe Athina nuk e përdori veton e saj. Në këtë rast, Maqedonia nuk i ka problemet më me Greqinë, por me Bullgarinë, por ardhja në fuqi e një partie të re, e ka bërë të qartë që nuk do të shkojë aq larg sa për të ndryshuar kushtetutën dhe sa për t’i dhënë të drejta asaj që Maqedonia e konsideron minoriteti bullgar në Maqedoninë e Veriut. Për momentin do shikohet, kjo ishte një ndodhi fatkeqe për Maqedoninë e Veriut”, u shpreh ai në “News Line”.

Më tej, ai theksoi se vlera e shtuar e Ballkanit Perëndimor për Bashkimin Europian ka të bëjë me shtrirjen jo vetëm të sigurisë njerëzore, por dhe sigurisë së kufijve dhe ekonomike.

“Vlera e shtuar e Ballkanit Perëndimor për Bashkimin Europian ka të bëjë me atë që është në thelb procesi i zgjerimit, i cili lidhet me një element shumë të rëndësishëm të politikës së jashtme të BE, për të zgjeruar zonën e tij të sigurisë dhe begatisë ekonomike në krahun e tij juglindor. Pra, në këtë rast bëhet për të shtrirë konceptin e asaj njerëzore, sigurisë së kufijve, ekonomike, mjedisore. Për të futur një standard tjetër dhe për ta shtrirë nga Juglindja e Europës dhe për të përfshirë këtë rajon”, shtoi eksperti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!